Katër të vdekur kanë mbetur e dhjetë të tjerë janë lënduar nga të shtënat në masë që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, shkruan Daily Mail.

News4Jax raporton se rasti ka ndodhur gjatë turneut të lojërave online – Madden.

“Të shtëna në masë në Jacksonville Landing. Rrini larg nga zona, ajo nuk është e sigurt tani”, thuhet në një postim në Twitter të Zyrës së Policisë së Jacksonville.

Ka një video në të cilën dëgjohen të shtënat përderisa videolojërat po zhvilloheshin, dhe më pas humbë edhe pamja e dy personave që shihen në video.

Reuters raporton se njëri nga të dyshuarit është gjetur i vdekur në skenën ku kanë ndodhur të shtënat në masë në Florida.

“Një i dyshuar është i vdekur në skenën ku kanë ndodhur të shtënat në masë në Jacksonville, Florida”, konfirmon Zyra e Policisë lokale.