Avokati Boro Tasevski, i cili sot u ndëshkua për shkak të mosardhjes në seancën gjyqësore për “TNT”, si mbrojtës i ish-kryetarit të komunës së Gazi Babës Toni Trajkovski, theksoi se mënyra dhe dinamika me të cilën caktohen seancat për lëndët që i udhëheq PSP, janë tërësisht joligjore.

“Ka lëndë të cilët për nga asnjë bazë nuk kanë prioritet, nuk janë paraburguese dhe nuk ka se pse të caktohen aq shpesh, nga një për një ditë, madje edhe qindra seanca të caktohen prej më parë”, theksoi Tasevski, duke thënë se për shkak të mënyrës dhe dinamikës me të cilën caktohen seancat do të ketë përputhje të shumë gjykimeve.

Ai theksoi se në këtë mënyrë pamundësohet që mbrojtja të marrë pjesë në të gjithë ato seanca dhe të gjithë ato lëndë ku klientët kanë shprehur dëshirë të mbrohen konkretisht nga ai, duke thënë se, në të njëjtën situatë janë edhe kolegë të tij të tjerë.

“Me forsimin e këtillë joligjor, sipas meje, dhe dinamikës joligjore të caktimit të këtyre seancave lëndohet, si e drejta e mbrojtjes së të akuzuarve, ashtu edhe e drejta e mbrojtësve që ta realizojnë funksionin e tyre dhe t’i mbrojnë klientët e tyre, që në pajtueshmëri të kodeksit etik të avokaturës duhet ta realizojnë dhe nuk guxojnë të refuzojnë klient i cili ka shprehur dëshirë të mbrohet nga ata”, theksoi mbrojtësi i Trajkovskit.

I pyetur se pse në vend që në mbrojtje të Trajkovskit, ai ka vendosur të marrë pjesë në seancën për lëndën “Tanku”, si mbrojtës i ish-ministres së Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, ai u përgjigj se “këtë e ka bërë kryesisht sipas kërkesës së saj, për shkak se ajo është në gjendje shumë të vështirë dhe nuk mundet vetë aktivisht të marrë pjesë dhe shumë kohë t’i kushtojë mbrojtjes së saj”.

“Në seancën e sotme për ‘Tank’-un janë theksuar ankesa serioze tani kjo do të vazhdojë edhe me fjalime hyrëse, gjithashtu të dhëna serioze dhe në fjalimet hyrëse do të theksohet edhe për mua si avokat është jo-etike që ta lë këtë klient timin vetëm pa mbrojtje në një situatë të tillë”, potencoi Trajkovski.

Në pyetjen se nëse ai do ta shlyejë gjobën në të holla, u përgjigj se sigurisht që do të ankohet, por në qoftë se vendi do të jetë i plotfuqishëm, do ta paguajë.

“Duke pasur parasysh këtë mënyrë veprimi që e ndërmerr gjykata me caktim të seancave shumë shpesh, me përputhje, them se krahas shkeljes së të drejtës mund të ndodhë që të vijë deri në situatë që edhe avokatë të tjerë t’i anulojnë autorizimet dhe të tërhiqen nga këto lëndë, gjegjësisht t’i lënë klientët pa mbrojtje”, konstatoi Trajkovski.

Ai theksoi se për nesër janë caktuar tre seanca për lëndët të cilat i udhëheq PSP, për të cilët jepet prioritet.

“Në orën 9:30 është caktuar lënda për Komunën Qendër, në të cilin është i akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ku unë jam mbrojtës, si i Gruevskit, ashtu edhe të tre të akuzuarve të tjerë, mbrojtësi i tyre i vetëm, pastaj në orën 10:00 vazhdon gjykimi i sotëm për lëndën ‘Tank’-u , ndërsa në orën 9:30 është caktuar seanca publike sipas ankesës në Apelacion ku Gruevski dhe Gjoko Popovski tanimë janë në aktgjykim. Kjo që po ndodhë është tejet e panevojshme”, konkludoi Trajkovski.