Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka realizuar sot takim me drejtorin e Drejtorisë për zgjerim në KE, Kristijan Danielson.

Mickoski gjatë takimit ka afirmuar përcaktimin e partisë së tij lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë në BE. Mickoski mes tjerash ka theksuar se VMRO-DPMNE beson në reformat dhe postulatet ideologjike të integrimit evropian.

Mickoski ka përsëritur qëndrimet e VMRO-DPMNE-së lidhur me Marrëveshjen me Greqinë dhe ka shtuar se partia nuk mund të pajtohet me përmbajtjen e të njëjtës, pasi është në kundërshtim me sistemin juridik të vendit si dhe standardet dhe praktikat ndërkombëtare.

Ndryshe, bashkëbiseduesit janë pajtuar se nevojitet komunikim i mëtejmë mes VMRO-DPMNE-së dhe përfaqësuesve të KE-së me qëllim rritja e nevojës së reformave në sistemin juridik, politik dhe ekonomik të Maqedonisë.