Menaxheri i Rangers, ish legjenda e Liverpoolit, Steven Gerard është afër për të transferuar sulmuesin e Osijekut dhe të Shqipërisë, kosovarin Eros Grezda

Sipas mediave në Skoci, Eros Grezda pritet të kalojë në Skoci për 2.7 milionë funte.

Klubi nga Ibroxi ende janë në kërkim të një zëvendësimi te të larguarit Jamie Murphy, kështu që ka kohë që janë duke e përcjellur anësorin kosovar dhe synojnë ta transferojnë atë para se të mbyllet afati kalimtar.

Për kalimin e Grezdës të Rangers sot kanë shkruar edhe mediat e Kroacisë.

Blutë ende janë në kërkim të një zëvendësimi për Jamie Murphy pasi që sulmuesi është i lënduar.

Ata e shohin anësorin e Osijekut si zëvendësues përfekt të lojtarit të lënduar.

Sipas portalit, IndexHR, Rangers janë gati për të bërë lëvizjen përfundimtare për ta marrë 23 vjeçarin. Ekipi kroat ka kërkuar për lojtarin 2.7 milionë funte. Grazda nuk është paraqitur në ndeshjen që Rangers e zhvilloi në Europa Ligë kundër Osijekut.

Ai nuk ka pasur ende paraqitje për kroatët për shkak të një lëndimi që kishte pësuar gjatë ndeshjeve me Shqipërinë në Europa Ligë.

Më parë, Grezda ka luajtur për Loikomotiva Zagreb para se ti bashkohej Osijekut sezonin e kaluar, për të cilën skuadër kishte shënuar shtatë gola në 29 paraqitje.

Pavarësisht se ka lindur në Kosovë, ai luan për Shqipërinë ku deri me tani ka pasur shtatë paraqitje për ekipin e parë.

Nëse Rangers sjellin Grezdan në Ibrox, ky është lojtari i dytë që ata ja marrin Osijekut pasi që këtë verë ata kanë blerë Borna Barisicin.