Shkëndija e Tetovës ka gjetur fitoren e parë në sezonin e ri të kampionatit maqedonas, teksa ka mposhtur në shtëpi skuadrën nga Strumica, Belasica, me rezultatin 4-1.

Miqtë e ngjitur rishtazi në elitën e futbollit maqedonas, kaluan të parët në avantazh, në minutën e 10, por Emini dhe junior përmbysën rezultatin brenda 45-minutëshit të parë.

Në pjesën e dytë, ish sulmuesi i Kukësit u bë protagonist me një dopietë, duke vulosur rezultatin 4-1 dhe mbyllur ndeshjen me 3 gola personalë, që i lejuan të marrë topin në shtëpi.

Kjo ishte fitorja e parë e Shkëndijës për këtë sezon, pasi në dy javët e para nuk shkoi më shumë se barazimi. Skuadra tetovare fitoi gjithçka në Maqedoni sezonin e kaluar dhe këtë vit shikohet si pretendentja kryesore për të mbrojtur titullin.