Trajneri i Manchester United është buzë shkarkimit për shkak të dy humbjeve radhazi por ai vazhdon të vetë lavdëroj aftësitë e tij

Jose Mourinho ka deklaruar se ai është “njëri nga menaxherët më të mëdhenj në botë”, pasi kritikave të mëdha që pati në Manchester United pas dy humbjeve rresht në Premier Ligë.

“Jam menaxheri i njërit prej klubeve më të mëdha në botë por edhe unë po ashtu jam njëri prej menaxzherëve më të mirë në botë”, ka thënë Mourinho më shpërfillje të pyetjeve ndaj gazetarëve.

Portugezi titje i është referuar filozofit gjerman Georg Wilhelm Friedrich Hegel kur është pyetur nëse ai do ta konsideronte vetëm njëjtë nëse dështon të fitojë një trofe me United këtë sezon.

“Natyrisht! A e keni lexuar ndonjë filozof gjerman apo për infon e juaj ju kurrë nuk keni shpenzuar kohën tuaj për ta lexuar Hegelin? Sa për një shembull Hegeli thotë se e vërteta është në tërësi, është gjithmonë në tërësi. A ja bëni këtë pyetje menaxherëve që kanë përfunduar në vendin e tretë apo të katër në Premier Ligë? Apo menaxherin që ka përfunduar në vendin e pestë”.

“Kisha një sukses të madh sezonin e kaluar dhe kjo është ndoshta ajo që ju nuk dëshironi ta pranoni. Kam analizuar paraqitjen time, veten dhe për mua më e rëndësishme është çfarë mendoj unë jo çfarë mendoni ju. E përsëris që dy sezone më parë ne kishim një sezon fantastik ku fituam Europa Ligën”, ka shtuar ai.