Kampioni i vendit Shkëndija dhe nëntë lojtarë shqiptarë do të luajnë mbrëmjen e sotme në “play offin” e Ligën e Evropës. Skuadra tetovare sonte në Shkup, në përballjen me Rosenborgun, për tu kualifikuar në fazën e garave në grupe, do të kërkojë një fitore të pastër me 2:0, apo me 4:1. Nga futbollistët shqiptar me origjinë nga Maqedonia, në fushat evropiane sonte do të vrapojë vetëm Bashkim Kadrii me Kobenhavn, ndërsa tetë shqiptarët e tjerë në këtë mbrëmje do të jenë – Etrit Berisha e Betrat Xhimshiti me Atalantën, pastaj Ansi Agoli me Karabakun, ndërsa tek Malme do të luajnë dy shqiptarë Egzon Binaku e Laorent Shabani. Po ashtu dy shqiptar pritet në këtë mbrëmje të luajnë për zviceranët e Baselit, Taulant Xhaka e Albin Ajeti. Tek skuadra e Dudelange të Luksemburgut pritet të luajë mesfushori Sinani.