Për banesat e sapondërtuara mbetet shkalla e autorizuar e TVSH-së për pesë për qind. Sot propozim-ndryshimet e ligjit  për ndryshime të Ligjit për  vlerën e shtuar hynë në  procedurë kuvendore dhe morën përkrahje në Komisionin kuvendor për financim dhe buxhet.

“Me propozimin e Ligjit për  ndryshime të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar  bëhet prolongimi i afatit dhe atë deri më 31 dhjetor të vitit 2023, për zbatimin e shkallës tatimore të autorizuar prej pesë për qind të qarkullimit të parë të ndërtesave banesore në atë pjesë  në të cilën të njëjtat shfrytëzohen për qëllime banesore dhe i cili do të bëhet në afat deri në pesë vite pas ndërtimit”, tha ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Arsyeja bazë për ndryshimin e Ligjit për tatim të vlerës së shtuar është të dilet  në vigjilje të qytetarëve, për përkrahje të sektorit qytetar, si dhe  degët e tjera ekonomike direkt të lidhura me ndërtimtarinë. Kjo do të ketë ndikim pozitiv direkt ndaj ekonomisë vendore.

Përkrahje të ndryshimeve dhanë edhe anëtarët e VMRO-DPMNE-së të cilët i përshëndetën dhe vlerësuan se ato janë edhe në interes të qytetarëve dhe të ekonomisë.

“Ligji nuk lë as hapësirë minimale për mospranim. Periudha deri në vitin 2023 është e kënaqshme, ndërsa qëllimi i tij është me të vërtetë edhe në funksion të qytetarëve dhe të ekonomisë”, theksoi Micevski.

Edhe bashkëpartiaku i tij Dragan Cuklev theksoi se VMRO-DPMNE do t’i përkrahë ndryshimet.

“Ligji ishte miratuar në vitin 2011 nga Qeveria paraprake në suaza të zgjerimit të përfshirjes me shkallë të autorizuar të TVSH-së”, tha Cuklev.

Ai shtoi se kjo ishte pozitive dhe solli rritje të aktivitetit ndërtimor dhe mundësisë të rinjtë ta zgjidhin çështjen banesore. Ai porositi se Qeveria  do të punojë në ofertë më të madhe të njësive banesore, duke i marrë parasysh të dhënat se jepen një numër çdoherë e më i vogël i miratimeve për ndërtim.