Reshjet e shiut që përfshinë Maqedoninë janë të mirëpritura për kulturat bujqësore. Sipas agrometeorologëve, kishte mungesë lagështie në shtresën sipërfaqësore të tokës, veçanërisht për shkak të motit të nxehtë në periudhën e kaluar.

Shfaqja e sëmundjeve dhe insekteve të dëmshme nuk pritet, sepse pothuajse të gjitha kulturat janë në fazën e zhvillimit të vonshëm, në fazën e pjekjes.

“Kishim dy ose tre javë një verë të vërtetë, me temperatura të larta. Prandaj, shiu është veçanërisht i mirëpritur për pemët frutore që në gjysmën e dytë të gushtit sythet e luleve për vitin e ardhshëm. Pikërisht tani ju nevojitet uji”, thotë për MIA-n, Angelko Angeleski nga DPHM.

Ai i rekomandon fermerëve që të ujisin frutat nëse nuk bie shi mjaftueshëm, duke pasur parasysh se, sipas parashikimeve, moti nga e mërkura do të përmirësohet dhe do të jetë i ngrohtë.