Deltari Ilir ose Qeni i Sharrit është një qen autokton në trojet shqiptare, që nga koha e Ilirisë antike.

Ky qen njihet prej shumë kohësh dhe përmendet në historinë e Ilirisë, ku shpesh quhet edhe “Qeni Dardan”.

Në një video të publikuar në Facebook, tregohet se sa i kujdesshëm dhe i dashur është ky qen ilir, transmeton Gazeta Express.

Pasi një fëmijë futet në ujë, qeni ilir kujdeset për të duke e nxjerrë nga uji – nga frika se mos i ndodh diçka.