Zëdhënësja e sekretarit shtetëror amerikan, Majk Pompeo, Heder Nojert deklaroi se SHBA-ja është e gatshme të bisedojë me Korenë Veriore kur do të jetë e qartë se vendi  ka plotësuar obligimin për ndalimin e armëve të  saj bërthamore.

Presidenti amerikan Donald Tramp kërkoi nga Pompeo që ta anulojë vizitën e planifikuar në Phenian duke e  theksuar  si shkak përparimin e pamjaftueshëm në lidhje me çështjen për çarmatimin bërthamor.

Nojert refuzoi t’i komentojë informacionet se një letër me fjalor të ashpër të cilën supozohet se e ka shkruar një funksionar i lartë në Qeverinë koreanoveriore, të adresuar deri te Shtëpia e Bardhë, është shkak për anulimin e vizitës së Pompeos në Phenian.

“Amerika është e gatshme për dialog kur do të jetë e qartë se presidenti Kim është i gatshëm t’i përmbushë detyrimet të cilat i ndërmori në samitin në Singapor me presidentin Tramp”, shtoi ajo.