Qytetarëve duhet realisht të u shpjegohet për përfitimet nga antarësimi në BE dhe NATO, si dhe të informohen për gjitha aspektet e Marrëveshjes me Greqinë që të dalin të votojnë në referendum, thonë analistët, transmeton Zhurnal.

Fushata për referendumin në fakt është fushatë për cenzus. Gjatë dy muajve të kaluar në opinion u publikuan katër anketa të cilat tregojnë se dalja do të jetë mes 47 dhe 71 për qind. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se do të arrihet cenzusi prej 50 për qind, sepse anketat janë bërë vetëm me votuesit që jetojnë në Maqedoni. Në listën zgjedhore ka 1.8 milion votues, por është e paqartë se sa nga ata kanë migruar dhe sa janë me punë të përkohshme në diasporë.

Profesori universitar, Jeton Shasivari thotë se fushata duhet të jetë informative për qytetarët që ti dijnë gjitha aspektet nga Marrëveshjes, por edhe për përfitimet nga antarësimi në NATO dhe BE që të mund të ndërtojnë një qëndrim.

“Qytetari do të jetë fokusi primar në këtë fushatë, përmes qasjes individuale dhe bisedave të drejtpërdrejta me qytetarët”, thotë Shasivari duke shtuar se është pikpyetje nëse mund të preket te secili qytetarë.