Xherdan Shaqiri ka thënë se është i gatshëm që të luajë për Liverpoolin në momentin që Jurgen Klopp e sheh të nevojshme.

Sipas tij, ai është në 100 për qind të formës dhe mund të luajë në disa pozicione.

Liverpooli i ka fituar tri ndeshjet e para në Ligën Premier.

“Menaxheri ka sjellë disa lojtarë këtë verë me cilësi shumë të mira, të cilët do të ndihmojnë shumë”.

“Ky ekip kishte nevojë për një garë të vogël në pozita të ndryshme, sepse kjo i bën më mirë ekipit dhe e bën më të fortë, kështu që unë jam duke pritur. Ne e kemi filluar shumë mirë”.

“Unë besoj se unë mund të luaj në çdo pozicion përgjatë vijës së sulmit dhe trajneri e di këtë”.

“Kam luajtur në çdo pozicion në miqësore: kam luajtur si nëntë, kam luajtur si 10 dhe kam luajtur në krah”.

“Kjo është me të vërtetë mirë dhe më pëlqen futbolli që e luan trajneri. Është futboll perfekt edhe për mua”.

Shaqiri shtoi se është gjendur mirë në klubin e tij të ri dhe shumë lojtarë që ka njohur e kanë ndihmuar.