Gjykata Penale në seancën e sotme për lëndën “Shënjestra-Fortesa”, njoftoi avokatin e të akuzuarit Sasho Mijallkov, Ljupço Shvrgovski, se nuk e pranojnë ankesën e tyre me të cilën kërkojnë amnisti duke u bazuar në vendimin e presidentit Gjorge Ivanov.

Gjykatësja Xheneta Bektoviq, tha se kanë vlerësuar aktakuzën dhe kanë refuzuar ankesën e avokatëve për falje të të akuzuarve.

Prokuroria Speciale kërkoi që të bashkohet procedura për lëndën e përgjimeve masive dhe ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska.

Në fjalët hyrëse të gjykimit, prokurorja Lençe Ristoska nga PSP tha se të akuzuarit Mijallkov dhe Grujovski kanë formuar shoqatë kriminele dhe në mënyrë masive i kanë cenuar të drejtat e garantuara të privatësisë së mijërave qytetarëve.

“Me urdhrin e Mijallkovit si organizator i grupit, është kryer i gjithë operacioni pa urdhër gjyqësor. Mijallkov dhe Grujovski e kanë pasur kontrollin e të gjitha bisedave telefonike, personalisht nga kompjuterët e vetë, vetë i kanë dëgjuar bisedat, sepse i kanë pasur pasvordet dhe kanë hyrë që t’i dëgjojnë”, tha mes tjerash prokurorja, Lençe Ristoska.

Me qëllim që të ndërpritet përgjimi joligjor që e ka urdhëruar, tha Ristoska, i akuzuari Mijallkov Gordana Jankullovskën të bëjnë shkatërrim të sistemit të për ndjekje. Së bashku me Goran Grujovskin dhe Nikolla Boshkovskin, sistemet janë shkatërruar.

Ristoska paralajmëroi se do të ketë 100 dëshmitarë për rastin.