Real Madridi do të kërkojë ta transferojë një mbrojtës nëse i riu Jesus Vallejo largohet nga klubi në këto ditë të mbetura të afatit kalimtar veror.

Real Sociedadi është duke bërë përpjekje ta huazojë lojtarin, dhe nëse ka sukses, atëherë ka gjasa që ai do të zëvendësohet me mbrojtësin e Espanyolit, transmeton Express.

Përvec Sociedadit, për ish-lojtarin e akademisë së Los Blancos kanë shprehur interesim edhe Evertoni dhe Zenit St Petersburgu në të kaluarën.