Real Madridi ka shprehur interesim për sulmuesin e Manchester Cityt dhe Kombëtares së Anglisë, Raheem Sterling, raporton Sky Sports.

Gjigantët spanjoll janë duke i vëzhguar për së afërmi performancat e Sterlingut dhe do të dërgojnë përfaqësues të klubit për të shikuar ndeshjen për Ligën e Kombeve të UEFA-s në Wembley, kur Sterlingu pritet të luajë kundër Spanjës të shtunën, më 8 shtator, përcjell Gazeta Express.

Skautët e klubit madrilen do të vazhdojnë ta vëzhgojnë anglezin deri në janar, kur Sterlingut do t’i mbeten vetëm edhe 18 muaj në kontratën e tij me klubin.

Manchester City nuk pret asnjë ofertë për lojtarin e tyre para se të mbyllet afati kalimtar në Spanjë të premten. Megjithatë, interesimi i Real Madridit mund ta përkeqësojë situatën mes lojtarit dhe klubit të tij, pasi që Sterlingu nuk ka pranuar, deri më tani, ta rinovojë kontratën me Cityn.

Kevin De Bruyne, Fernandinho, David Silva dhe Nicolas Otamendi kanë nënshkruar kontrata të reja me Manchester Cityt gjatë kohës së fundit. Ndërsa, Sterlingu, agjenti i tij dhe drejtuesit e klubit u takuan në qershor, por nuk arritën një marrëveshje