Kapiteni i Real Madridit, Luka Modric, ka sugjeruar se tani është koha që bashkëlojtari i tij, Luka Modric, ta fitojë edhe Topin e Artë, pasi mbrëmë u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s.

Pasi e dominuan podiumin në gala mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të Ligës së Kampionëve, Ramosi e uroi Modricin dhe sugjeroi se ai duhet të bëhet gati që t’ia shtojë Topin e Artë listës së çmimeve të fituara në vitin 2018, transmeton Gazeta Express.

Kroati u shpall Lojtari më i Mirë i Vitit i UEFA-s dhe Ramosi e shpërndau një fotografi duke e puthur mesfushorin.

“Tani, koha për Topin e Artë”, shkroi Ramos në Instagram.

Kjo mbase s’do t’i pëlqejë Ronaldos, i cili mungoi në ceremoninë e mbrëmshme, pasi Modric e kishte mposhtur për çmimin kryesor të mbrëmjes, me agjentin Jorge Mendes dhe motrën Katia Aveiro që shprehen pakënaqësitë që njeriu i tyre s’e fitoi këtë çmim.