Era Istrefi javën e kaluar ishte shtrirë në spital duke iu nënshtruar një operacioni.Ky fakt i brengosi fansat që dëshironin të dinin se si ishte këngëtarja, por ajo nuk dëshironte që ndjekësit e saj të shihnin fytyrën e lodhur të këngëtares. Era iu ishte nënshtruar një apendiksi apo ndryshe e njohur si “zorra qorre”, tashmë si duket ajo ka dalë nga spitali dhe ka filluar të postoj fotografi në rrjetet sociale.

Në rrjetin social Instagram ajo ka ndarë disa foto dhe video me ndjekësit e saj duke iu treguar që tashmë është shumë mirë dhe nuk ka asgjë për t’u brengosur.

Projekti i fundit muzikor i këngëtares është “Oh God”, në bashkëpunim me Konshens, kënga është pëlqyer nga fansat e dyshes dhe ka marrë mbi gjashtë milionë klikime në Youtube.