Prokuroria Publike Themelore e Gostivarit po inspekton një shtëpi private në Dibër, ku janë gjetur tre trupa të pajetë.

Sipas informacioneve paraprake, siç njoftojnë nga Prokuroria Publike, bëhet fjalë për një vrasje të trefishtë, ndërsa viktimat janë nga një familje –  burrë e grua dhe vajza e tyre në moshën 13-vjeçare, të cilët përkohësisht kanë jetuar në Itali. Autorët tani për tani nuk dihen.

Prokurori publik kompetent është në terren dhe po punon për të zbuluar autorin dhe për të përcaktuar motivet. Në këtë drejtim janë lëshuar një sërë urdhrash për mbledhjen e gjurmëve nga vendi, raporte të ekspertëve dhe kërkime.

Vrasja e trefishtë ndodhi mbrëmë në Dibër. Stacioni policor në Dibër për këtë rast ka marrë një telefonatë nga një qytetar, pas së cilës u informua Spitali i Përgjithshëm. Një ekip i ndihmës urgjente mjekësore arriti menjëherë por për fat të keq mjeku vetëm sa konstatoi vdekjen. Motivet e vrasjes së trefishtë janë të panjohura.