Mes fëmijëve në një spital në Ohajo, së bashku me zonjën e parë Melanie dhe ministrin e Shëndetësisë Alex Azar, presidenti iu bashkua një tavoline ku fëmijët po ngjyrosnin flamurin amerikan.

Por gjykuar nga fotot e publikuara nga Azar në Twitter me rastin e vizitës, presidenti përdori ngjyrën e gabuar.

Kur kamera iu afrua vizatimit, presidenti po vizatonte 13 vijat  e kuqe me të bardhë. Por në vijën e tretë Trump e ngjyrosi blu.

Fotografia u mor nga një mësues në Twitter duke shkruar “Presidenti ngjyrosi gabim flamurin e tij. Kaq”.

Fotografia u përhap me shpejtësi në rrjetet shoqërore duke ngjallur debat. Madje disa thanë se i ngjante flamurit të Rusisë.