Presidenti i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka konfirmuar se Kingsley Coman do të mungojë rreth tre muaj, por përkundër kësaj klubi nuk do ta sjellë asnjë zëvendësues të tij.

Coman u lëndua gjatë ndeshjes hapëse të Bayernit në Bundesligë këtë sezon – të cilën bavarezët e fituan 3-1 ndaj Hoffenheimit të premten,

Anësori francez pritet të mungojë tre muaj pasi i është nënshtruar një operacioni në nyjën e këmbës këtë fundjavë.

Megjithëse ai do të mungojë gjatë, Hoeness ka konfirmuar se Bayerni nuk do të kërkojë ta blejë ndonjë zëvendësues për përfaqësuesin francez.

“Nuk do të bëjmë asgjë më shumë”, ka thënë Hoeness për Sky Sport.

“Jemi të përkushtuar, por nuk do të sjellim zëvendësues të Comanit”, shtoi ai.