Ish trajneri i Italisë, Cesare Prandeli pret që Juventusi dhe Napolit të garojnë për Skudeto këtë sezon

Të dyja skuadrat kanë rekord 110 për qind pas dy ndeshjeve dhe ato edhe sezonin e kaluar ndanë pozitën e parë dhe të dytën duke kaluar 90 pikë.

“Në këtë moment, pas dy ndeshjeve është shumë vështirë të analizohet kush do të jenë Juventusi”, tha Prandelli për Il Bianconero.

“Analiza e 180 minutave të luajtura në këtë sezon, megjithatë, tregon se çfarë mentaliteti ka Napoli dhe sa janë të rrezikshëm ata për kundërshtarin”.

Juve do të luaj kundër Parmës këtë vikend dhe Prandelli po ashtu është pyetur për këtë.

“Parma e meriton të jetë në Serie A dhe ata do të përpiqen të luajnë ndeshje të mirë kundër një skuadre që është pothuajse e pamundur të mposhtet. I shoh gjithmonë, sepse për ta mposhtur këtë Juve ju duhet ti zini ata në ditën më të keqe të tyre, pra është shumë e vështirë ta bëni këtë”, tha Prandelli