Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, kishte mbetur i habitur nga humbja që pësoi skuadra e tij mbrëmë kundër Tottenhamit me rezultat 3-0. Ai ka thënë se ky rezultat është i padrejtë, dhe nuk e kupton se si ndodhi një gjë e tillë.

Goditja me kokë nga Harry Kane dhe do golat e shënuara nga Lucas Moura e dënuan Unitedin për gabimet në mbrojtje. Megjithatë, “Djajtë e kuq” lanë përshtypje të mirë te tifozët në pjesën e parë të ndeshjes, e cila përfundoi pa gola, përcjell Gazeta Express.

Ata e filluan ndeshjen të motivuar pas humbjes me rezultat 3-2 kundër Brightonit javën e kaluar, por në pjesën e dytë të ndeshjes i pranuan tri gola.

Mesfushori i Francës, Paul Pogba, nuk ka gjetur ende përgjigje për shkatërrimin e shpejtë që pësoi mbrojtja e skuadrës së tij, pas një pjese të parë të mjaft të mirë.

“As ne nuk e kuptuam se çfarë ndodhi. E filluam ndeshjen shumë mirë, i pranuar dy gola në pjesën e dytë. Goli i parë ishte një fatkeqësi e madhe. Ne nuk e kuptuam pse ndodhi pasi që mendonim se e kishin ndeshjen në dorë”, ka thënë Pogba.

“Një gol, dy… në vazhdonim të bënim presion, kishim raste për të shënuar, dhe pastaj morëm golin e tretë. Është e çuditshme. Ne po mundoheshim, filluam mirë, dhe në fund humbën me rezultat 3-0. Është tronditëse”.

“Ne duhet të vazhdojmë, nuk duhet të shqetësohemi. Duhet të punojmë. Jemi Manchester United dhe ne nuk jemi dorëzuar për asgjë. Tifozët na motivuan, me të vërtetë na mbështetën. Ne ndihemi shumë keq për ata, jemi të zhgënjyer. Kërkuam një rezultat më të mirë”.

“Mendoj se ishte një humbje e pamerituar për ne, për mundin dhe dëshirën tonë. Por, futbolli nganjëherë tregohet i lirë. Ne duhet të kthehemi më të fuqishëm. Nuk do të jetë e lehtë, por është vetëm fillimi i sezonit. Preferoj ta fillojmë keq dhe ta përfundojmë mirë sesa ta fillojmë mirë dhe ta përfundojmë keq”