Qendërmbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique, mendon se edhe pse largimi i Cristiano Ronaldos është i rëndësishëm, Real Madridi tani është skuadër më e bashkuar.

Sipas spanjollit, me Ronaldon në skuadër, Reali ka qenë më shumë ekip individësh, duke thënë se me largimin e tij madrilenëve tani janë ekip i bashkuar, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët e Barcelonës padyshim do të jenë të lumtur ta shohin Ronaldon larg Real Madridit, pasi që ai shpeshherë ka shënuar gola kundër tyre.

Në një intervistë për The Mirror, Pique u pyet se sa ndihej i rrezikuar nga Real Madridi për titullin e La Ligës, tani që Ronaldo është larguar.

“Ata janë një grup që punojmë shumë. Largimi i Cristiano Ronaldos është i rëndësishëm, por ata tani do të jenë më shumë si një skuadër e bashkuar sesa një grup i individëve”, ka thënë Pique.

Ronaldo kishte qenë lojtari kryesor i Real Madridit gjatë nëntë viteve në skuadrën e “Los Blancos”. Ai kishte arritur të shënonte 450 gola në 438 ndeshje. Por, këtë verë ai u transferua në Juventus për 117 milionë euro dhe Real Madridi ende nuk e kanë blerë asnjë lojtar për ta zëvendësuar atë. Presidenti Florentino Perez dhe trajneri Julen Lopetegui mendojnë se Gareth Bale dhe Karim Benzema janë mjaftueshëm të mirë për ta zëvendësuar Ronaldon. /