Pesë kongresmenë amerikanë sot dhe nesër do të jenë për vizitë në Parlamentin e  Maqedonisë.

Bëhet fjalë për kongresmenët Geri Konoli, Dina Titus, Suzan Dejvis, Dejvid Prajs dhe Bill Florez. Ata sot, sipas agjendës parlamentare, duhet të realizojnë takim me kryetarin e Kuvendit Talat Xheferin, me tre nënkryetarët, si dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare të LSDM-së, VMRO-DPMNE-së, BDI-së, BESA-s dhe sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit Cvetanka Ivanova.

Pastaj është paraparë që kongresmenët amerikanë të kenë biseda edhe me kryetarët e më shumë komisioneve parlamentare. Takime të ndara do të kenë me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për mbrojtje dhe siguri dhe për çështjet procedurale dhe çështjet e mandatit -imunitetit, ndërsa do të takohen edhe me anëtaret e Klubit të grave deputete.

Nesër kongresmenët Konoli, Titus, Dejvis dhe Flores do të njoftohen me aktivitetet e Institutit parlamentar.