Pa energji elektrike nesër nga ora 8:30 deri në orën 10:30 do të mbeten shfrytëzuesit nga rrugët “Kapishtec”, “Pitu Guli” dhe një pjesë e rrugës “Dimitar Pandillov” në komunën Qendër, dhe rruga “1513” në lagjen Pintia.

Siç njoftoi Qendra rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 11:30 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Rudi Çaevac” më saktësisht barakat në rrugën “Novoproektirana”, nga ora 8:30 deri në orën 15, shfrytëzuesit: “Tineks” dhe “Mak petrol” në lagjen Çojlija dhe një pjesë e shfrytëzuesve nga fshatrat Gllumovë, Shishovë, Matkë e Epërme dhe e Poshtme, Muzeu Matka, restoranti “Kanjon Matka” dhe firmat “Adrius”, “Bisoil”, “Budimpeshtanska”, nga numri 11a deri në numrin 27b dhe rr.”10″ në fshatin Jurumleri.

Pa energji nesër nga ora 9 deri në orën 13 do të jenë edhe shfrytëzuesit nga rruga “Janko Mishiq” në lagjen Draçevë dhe nga ora 12 deri në orën 13 shfrytëzuesit nga bul. “8 Shtatori” numrat 21 dhe 23 dhe një pjesë nga Momin Potoku.