Rreth 500 mijë anëtarë kanë dy shoqatat pensionale në shtyllën e dytë nga sigurimi i obliguar kapital financiar pensional. Mjetet e përgjithshme të cilat në këto dy shoqata pensionale janë akumuluar nga formimi i tyre e deri më tani arrijnë rreth një miliardë euro.

Siç informoi në seancën e sotme të Komisionit kuvendor për punë dhe politikë sociale anëtari i Këshillit të MAPAS, Agjencia e cila obligohet për supervizion të këtyre shoqatave pensionale, Darko Sazdov, kryhen kontrolle të rregullta në punën e tyre. Kontrollet, theksoi ai, në mënyrë të jashtëzakonshme zhvillohen në bazë ditore, ndërsa në terren në nivel vjetor.

MAPAS potencoi Sazdov, duke e prezantuar Raportin për punën e vitit të kaluar, përveç supervizionit të punës së shoqatave të pensioneve dhe të ngritjes së ndërgjegjësimit të opinionit për, siç tha, synimeve dhe parimeve të sigurimit të obligueshëm kapital financiar pensional.

Shtylla e parë është fondi i obligueshëm shtetëror pensional, Fondi i SPIM i cili funksionon në parimin e solidaritetit të gjeneratës. Shtyllën e dytë e përbëjnë  fondet e obliguara private pensionale, ndërsa të siguruarit përzgjedhin njërin prej tyre. Mjetet e investuara në shtyllën e dytë investohen sipas rregullave të konfirmuara dhe sigurojnë shkallë më të lartë të mbrojtjes së personave të siguruar dhe të mjeteve të tyre.

Në shtyllën e parë nga gjithsej 18 për qind kontribute për sigurimin pensional nga bruto-pagat paguhen 12 për qind, ndërsa në të dytin 6 për qind.