Një banor 41 vjeçar S.I. nga fshati e Velesit, Buzallakovë  është lënduar rëndë në një aksident që dje pasdite ndodhi në Rosoman, konfirmoi sot për MIA-n Verolub Dodevski, zëdhënës i SPB-së Veles.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën magjistrale Gradsko-Prilep, mes automobilit “pezho” me targa franceze i drejtuar nga A.B.(25) dhe automobilit “folksuagen golf” me targa të Velesit i drejtuar nga banori i Buzallakovës. I lënduari rëndë  është dërguar dhe mbajtur për shërim në ISHP Spitali i përgjithshëm – Kavadar”, sqaroi Dodevski.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit policor për kompetencë të përgjithshme Kavadar.

Loading...
  ga('create', 'UA-63475902-1', 'auto', {'name': 'newTracker'});  // New tracker.   ga('send', 'pageview');   ga('newTracker.send', 'pageview'); // Send page view for new tracker.