Referendimin e 30 shtatorit në Maqedoni i cili do të përcaktojë edhe rrugëtimin euro-atlantik të Republikës së Maqedonisë drejt NATO-s dhe BE-së do ta mbykqirin edhe shumë organizata të huaja dhe vendore, informon Zhurnal.

Zhurnal mëson se interesim për të vëzhguar ecurin e procesit të Referendumit kanë shprehuar edhe shumë media të huaja të cilat pritet edhe të akriditohen nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

“Deri më tani në KSHZ janë akredituar 270 vëzhgues të OSBE-së dhe 120 të Qendrës për Liri CIVIL. Kërkesa për akreditim deri më tani kanë arritur edhe nga Asociacioni Qytetar “MOST” dhe organizata ndërkombëtare ISES, por që të dy organizatat nuk e kanë definuar saktë numrin e vëzhguesve, pasi që deri më tani MOST ka dorëzuar vetëm se 13 kërkesa për akreditim ndrësa ISES 3, por ditëve në vijmë ato do të definojnë saktë numrin e tyre”, tha për Zhurnal, Enver Salihi, anëtarë i KSHZ-së.

Ai thotë se ditëve në vijmë KSHZ pritet të shqyrtojë edhe kërkesat tjera për akreditime dhe të marrë vendime sa sa akreditime do të ndajë.

“Për dallim prej viteve tjera, këtë herë KSHZ pasi që të bëjë akreditimin e vëzhguesve 7 ditë para mbajtjes së Referendumit do të përcaktojë edhe rolin e tyre, do të jenë vëzhgues mobil apo do të jenë në vende të caktuara”, thekson Salihi.

Por, Zhurnal mëson se Referendumin do ta mbykqirin më shumë 500 vëzhgues të vendit dhe ndërkombëtar, ndërsa ditën e Referendumit procesin e votimit të Referendumit do ta përcjellin mbi 50 media të huaja.

Ndërkohë gjatë ditës së hënë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrv, ka realizuar takim me ambasadorin Jan Petersen, i cili është shefi i misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR, ndërsa kanë biseduar për organizimin e referendumin më 30 shtator.

Ambasadori Petersen në takim ka përcjellë informatat dhe aktivitetet që OSBE/ODIHR do të ndërmerr gjatë referendumit, duke thënë se procesin e votimit do ta ndjekin me rreth 270 vëzhgues.

Ndërkaq, Nikolla Dimitrov ka theksuar rëndësinë e procesit për referendumin, duke shtuar se qytetarët duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.