Përkujtim për aktorin Vanço Petrushevski, i cili ndërroi jetë pas një goditje  nga rryma elektrike në fshatin Oreshani të Shkupit, do të mbahet nesër në orën 10:00 në Teatrin e Dramës në  Shkup.

– Kolosi i skenës aktoriale të Maqedonisë e kaloi karrierën e tij në Teatrin e Dramës që nga viti 1975 dhe la shfaqje të panumërta dhe role të panumërta”, citohet në njoftimin për përkujtimin nga Teatri i Dramës në Shkup.

Sipas policisë arsye e vdekjes së aktorit të njohur maqedonas Vanço Petrusheski ishte goditja nga rryma elektrike  pasi ka qenë duke punuar në shkallë metali me saldatriçe.

Petrusheski lindi më 19 prill në vitin 1951 në Shkup.Doajeni i Teatrit të Dramës, Vanço Petrusheski ka marrë pjesë në mjaft projekte radio-dramaturgjike, drama televizive, seriale… Është i njohur edhe për rolet e tij të shumta në serialin “Përralla popullore maqedonase”.

Në vitin 2016 e fitoi  edhe çmimin “11 Tetori” për arritjet e tij në fushën e artit dhe kulturës.