Nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, aktivistë të saj, zyrtarë komunal dhe qytetarë kanë marshuar kundër dhunës ndaj grave

Organizatorja e protestës, Fjolla Ujkani, tha se keqqeverisja ka sjellë dukurinë e dhunës ndaj grave. Ajo ka shtuar se të drejtat e grave nuk janë favore që duhet t’u ipen sipas qejfeve të individëve të caktuar por të drejtat lindin dhe duhet të jetojnë bashkë me gratë.

I pari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, që ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, tha se janë bashkuar në këtë marsh për të ngritur vetëdijen për rëndësinë e zbatimit të ligjit veçmas në rastet e dhunës në familje dhe ndaj gruas.

“Gratë përbëjnë 50% të popullsisë në vendin tonë dhe ne nuk mund të sillemi të pavëmendshëm ndaj rasteve të dhunës ndaj grave. Sot jemi bërë bashkë me drejtuesit e komunës në këtë marsh vetëdijësues për të mbrojtur gruan”, tha Tahiri.