Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur, ndërsa komunikacioni po zhvillohet nëpër rrugë të thata. Në vendkalimin kufitar Tabanoc, për dalje nga Maqedonia ka pritje prej rreth 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Për shkak të një kamioni të përmbysur është i ndërprerë komunikacioni në aksin Resnjë – Manastir në vendin e quajtur “Sopotsko”.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë. Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.