Në territorin e Qytetit të Shkupit në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër aksidente trafiku në të cilët tre persona kanë marrë lëndime të lehta trupore dhe një person me lëndime të rënda trupore.

Në një aksident trafiku ka pasur vetëm dëme materiale, dy janë me lëndime të trupore dhe një me lëndime të rënda trupore.

Dyzet shoferë kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se sa e lejuara, 14 shoferë janë shkyçur nga komunikacioni prej të cilëve 13 për shkak të drejtimit të automjetit para se të fitojnë drejtën e tillë dhe një shofer fillestar.

Për shkak të skadimit të vlefshmërisë së patentë shoferit është shkyçur nga komunikacioni një automjet, një automjet është shkyçur për shkak të problemeve teknike dhe 15 automjete të paregjistruara. Njëqind e njëzet automjete kanë qenë të parkuara në mënyrë jo të rregullt, ndërsa “karrotreci” ka larguar 44 automjete.

Loading...