Sulmuesi i talentuar i Tottenham, Son Heung-min, për shkak të politikave në shtetin e tij, Koresë së Jugut është vetëm një ndeshje larg shpëtimit ose shkatërrimit të karrierës së tij si futbollist.

Kombëtarja e tij është pjesëmarrëse në Lojërat Aziatik edhe vetëm medalja e artë në këtë kompeticion do të bënte që 26-vjeçari Son të mos kryejë shërbimin militar ushtarak që në Korenë e Jugut është i detyrueshëm.

Son është në ankth pasi vetëm fitorja ndaj Japonisë do t’i shpëtonte karrierën

Sipas ligjit të Koresë së Jugut në mënyrë që një sportist të “shpëtojë” nga ushtria e detyruar, duhet që ose të fitojë medaljen e artë në Lojrat Aziatike ose të fitojë një medalje çfarëdo në Lojrat Olimpike.