Heroi i Tottenham, Lucas Moura është duke shijuar një super-sezon në Premier Ligë, por ai ka akuzuar trajnerin e ri të Arsenalit, Unai Emery për kohën kur ai ishte në Paris Saint-Germain

Braziliani kaloi në Londrën Veriore nga kampionët e Ligue 1 për një çmim të përgjysmuar në janar pasi që dështoi të tregoi vetën me arritjen e Neymarit dhe Kylian Mbappes gjashtë muaj më parë.

Tani ai ka shënuar tre gola në tri ndeshjet e para, duke përfshirë dy gola në fitoren e Tottenham kundër Manchester United.

Ish synimi i Manchester United, Real Madrid dhe Barcelona ka hedhur akuza kundër trajnerit spanjoll ku ka treguar se ka pasur shumë vështirë të adaptohet më të në PSG, shtatë muajt e parë.

“Ishte shumë e vështirë, janë shtatë muajt me të këqij të jetës sime. Shkova atje pas një sezoni shumë të mirë, golashënuesi i dytë i skuadrës pas Cavanit. Në sezonin tjetër, nuk ftohesha në formacion. Shkoja në stërvitje, por nuk ftohesha në ndeshje. Zakonisht kthehesha në shtëpi”, ka thënë ai.

“Ishte shumë e vështirë. Por, vazhdoja të punoja shumë, fuqishëm. Zoti ma fali edhe një dhuratë në këtë kohë, djalin tim”.

Ish anësori i Sao Paulo ka shtuar se ka marrë kohën e duhur që të adaptohet në Premier Ligë.