Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe i freskët. Në pjesën më të madhe të vendit do të ketë reshje të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar.

Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej 15 deri 22, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej 21 deri 27 gradë celcius.