Moti në Maqedoni gjatë ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Pasdite nga fundi i ditës, kryesisht në pjesët perëndimore malore do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullima.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 12 deri 20 gradë, ndërsa e ditës prej 28 deri 35 gradë.

UV-indeksi do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior.

Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 7 gradë, ndërsa e ditës do të ngritet deri në 33 gradë.

Destabilitet lokal do të ketë edhe të shtunën rreth mesditës, kryesisht në pjesët perëndimore dhe verilindore të vendit. Destabilizim i ri të motit pritet të martën drejt së mërkurës.