Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 25 deri në 35 gradë.

UV-indeksi do të jetë 7.

Në Shkup mot i ngjashëm, me diell e me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës deri në 33 gradë Celsius.

Në periudhën e ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Të premten dhe të shtunën do të ketë destabilizim në orët e pasdites me reshje lokale të shiut dhe bubullima, kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe verilindore.