Kryediplomatja evropiane, Federica Mogerini tha sot në Vjenë se çdo marrëveshje e arritur nga Kosova dhe Serbia në përputhje me të drejtën ndërkombëtare do të ketë mbështetjen e BE dhe shtoi se blloku nuk mbështet vendet etnikisht të pastra.

“Ne jemi duke punuar për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme dhe jemi të vendosur që bisedimet të përfundojnë në muajt e ardhshëm, të cilat do të jenë të vështira, por jo të pamundura”, tha Federica Mogerini pas takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Klan Kosova.