Qeveria në mbledhjen e sotme e miratoi Konceptin e strukturlës nacionale për udhëheqje të procesit për anëtarësim të RM-së në NATO.

Siç kumtoi në konferencën e sotme për shtyp koordinuesi nacional i RM-së për NATO, Stevo pendarovski, në strukturën nacionale  ka tre pjesë. Në nivel më të alrtë politik do të ketë Komitet për integrim në NATO, trupi i dytë është Komiteti i punës për integrim në NATO, ndërsa trupi i tretë është Sekretariati për Plan operues logjistik.

“Në Komitetin për integrim do të jenë prëfaqësuesit nga të gjitha trupat, organet dhe isntitucionet të cilat do të kenë çfaërdo lloj lidhshmërie me integrimin në NATO”, tha Pendarovski dhe shtoi se këtë trup  do ta kryesojë kryeministri Zoran Zaev.

Trupi i dytë, përkatësisht Komietti i punës, siç sqaroi Pendarovski, do t’i zbatojë vendimet e Komiettit politik për integrime.

Pendarovski tha se trupi i tretë është Sekretariati i tërë ekipit i cili do të jetë kompetent për mbështetje operative logjistike të Komitetit të punës për integrim në NATO.

“Në disa muajt në vijim Maqedonia duhet të konfirmojë se tërësisht i pranon të gjitha dispozitat nga dokumenti themelues me të cilin Aleanca e NATO-s është formuar”, tha pendarovski.