Për vizitë në Republikën e  Maqedonisë sot do të qëndrojë një delegacion i Ministrisë së Mbrojtjes dhe i Forcave të Armatosura të Malit të Zi, i kryesuar nga ministri i Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq dhe Shefit të Armatës së Malit të Zi, gjeneralit të brigadës, Dragutin Dakiq.

Gjatë vizitës, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, ministri malazez Boshkoviq së bashku me shefin e shtatmadhorisë së ARM-së, gjeneral majorin Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësministrin e Mbrojtjes Bekim Maksuti do t’i vizitojnë pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi të cilët realizojnë trajnim në poligonin e Armatës në Krivollak.

Për vizitë në Krivollak, në kazermën Petrovec, ministri Boshkoviq do të ketë takim me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska  në Qendrën e trajnimit të pilotëve, ku do të prezantohen kapacitetet e Qendrës dhe më pas do të vijojnë deklarata për media.