Rreth 30 subjekte politike u mblodhën mbrëmë në thirrje për qytetarët për një rezultat pozitiv të referendumit dhe për të ardhmen euroatlantike të Maqedonisë, duke pranuar disa parime të përbashkëta. Partitë politike kanë rënë dakord të nxisin qytetarët që të dalin dhe të votojnë “por” në referendumin  e ardhshëm, i cili do të mbahet më 30 shtator. Në këtë takim nuk morrën pjesë Kryetari i VMRO-së Hristjan Mickovski, i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe Janko Bacev i partisë proruse Maqedonia e bashkuar, shkruan TS.

Në takimin pro NATO-s dhe BE-së ishin liderët me përbërje Ali Ahmeti, Tito Petkovski, Menduh Thaçi, Liljana Popovska, Pavle Trajanov, Lube Boshkovski, Fijat Canovski, Stojançe Angellov dhe të tjerë.

Para fillimit të takimit, Zaev deklaroi se janë ftuar edhe liderë të partisë të cilët kanë qëndrime pro-evropiane dhe pro-NATO dhe e përkrahin referendumin. Ai ka theksuar se Maqedonisë i nevojitet koalicion nacional lidhur me kësi çështje me rëndësi.

Të gjithë  partitë politike që u bashkuan mbrëmë  për parimet themelore ranë dakord se marrëveshja midis Maqedonisë dhe Greqisë hap dyert e Maqedonisë për anëtarësim në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Partitë konsiderojnë se çdo qytetar i Republikës së Maqedonisë me të drejtë vote duhet të marrë përgjegjësinë, të dalë dhe të votojë “pro” në referendumin e ardhshëm. Siç është rënë dakord në takim partitë e ruajnë të drejtën që të zhvillojnë komunikime publike në lidhje me referendumin të cilat mund të jenë individuale dhe të pavarura apo si pjesë e koalicioneve të tjera dhe fushatave të tjera.

Lideri i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev tha se duke zgjidhur çështjen dypalëshe me Greqinë, nuk ka më çështje të hapur me fqinjët dhe se kjo e hap të ardhmen për qytetarët e vendit tonë dhe anëtarësimin në BE dhe në NATO.

“Suksesi i referendumit do të thotë që të ndërtojmë një Maqedoni Evropiane. Jam i bindur se shumica e qytetarëve që ne përfaqësojmë dhe që na kanë besuar përgjegjësinë për të udhëhequr vendin do të përmbushin detyrën e tyre qytetare, do të dalin në referendum dhe do të votojnë për Maqedoninë Evropiane”, tha kreu i LSDM-së dhe kryeministri Zoran Zaev.

Ndryshe votimi për referendum do të mbahet me 30 shtator të këtij viti./TS/

 

 

/TS/