Senatori John McCain, një gjigant i politikës në Amerikë i cili vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare, ishte thellësisht i frymëzuar nga shërbimi i tij ushtarak dhe afër gjashtë vjetëve si i burgosur gjatë Luftës së Vietnamit.

Mbijetesa e McCain përgjatë vjetëve nga torturat pothuajse fatale dhe vështirësitë në burgun e Hanoi, i njohur si ‘Hanoi Hilton’, ishte bërë më impresive nga refuzimi i tij për riatdhesim pa shokët e tij të burgut.

Presidenti Donald Trump, të cilin McCain e kishte kritikuar për punën e tij në ushtri, kishte thënë se McCain nuk e meritonte titullin ‘hero lufte’.’

‘Ai ishte hero lufte sepse ishte kapur. Unë pëlqej njerëzit nuk nuk arrestohen”, kishte thënë Trump, atëherë kandidat për president.

Por shërbimi ushtarak i McCain dhe vuajtjet e tij e bën atë hero në sytë e shumë njerëzve.

I diplomuar nga US Naval Academy, McCain ndoqi hapat e babait dhe gjyshit, të dy ishin admiralë me katër yje, aty ku ai shërbeu si pilot bombardues në Luftën e Vietnamit.

Më 26 tetor 1967, piloti McCain dhe avioni i tij bombardues ishin goditur dhe rënë në kryeqytetin e armikut, Hanoi.


McCain ishte liruar nga burgu më 1973

I lënduar në këmbë dhe dy krahët në tentimin për evakuim nga avioni luftarak, McCain ishte kapur nga vietnamezët dhe kishte kaluar pesë vjet e gjysmë si i burgosur i luftës.

Në më pak se një vit nga burgosja e tij, babai i McCain ishte emëruar komandat i forcave amerikane në Paqësor dhe Vietnami i Veriut e pa si një mundësi ofrimin e lirimit të të riut McCain, me pretendimin se kjo do të shndërrohej në propagandë të fitores dhe se do të demoralizonte amerikanët e tjerë.

Por McCain kishte refuzuar, duke kërkuar edhe lirimin e shokëve të tij.

Kjo kishte zemëruar vietnamezët që kishin eskaluar me torturat ndaj tij.

Ato ditë ai i kishte përshkruar si më të këqijat e jetës së tij.