Sh.f “Shotë Galica” në Drenas nuk fillon punën këtë Shtator

Ishte ndërtuar për t’ua lehtësuar fëmijëve të fshatit Abri e Epërme ecjet e gjata për të shkuar në mësim.

E sot, pas 14 vitesh punë, dyert e kësaj shkolle janë mbyllur.

Kështu, ata që për dekada përcollën gjenerata të tëra frikësohen se do të mbeten pa punë, pak vite para pensionit.

Mbyllja e disa paraleleve të shkollës “Shotë Galica”, është i papranueshëm edhe sipas sindikatës së arsimtarëve.

Ismail Hoti thotë për FRONTAL se mbi 10 punëtorë do të dëmtohen nga ky vendim.

Por, më së shumti nga kjo po dalin të pësojnë mbi 100 fëmijë që vijojnë në këtë shkollë mësimin.

Prindërit e tyre i thanë FRONTALIT se janë duke shqyrtuar mundësinë që nëse nuk tërhiqet vendimi, të mos i dërgojnë fëmijët fare në shkollë.

Kjo çka ndodhi me shkollën nga fshatarët po shihet si problem politik nga i cili pësuan këta të fundit.

Megjithatë, në komunë të Drenasit kanë një arsyetim tjetër.

Sipas tyre, do të përmbushen të gjitha kushtet e nevojshme që fëmijët të vazhdojnë mësimin pa asnjë problem, e vetëm ata të pakualifikuarit do të mbesin jashtë dyerve të shkollës.

Për të kundërshtuar këtë vendim, FRONTAL mëson se më 3 shtator, para dyerve të shkollës që tashmë është mbyllur familjarët do t’i bëjnë DKA-së në Drenas kundërshtimin e fundit.

Për këtë objekt që i kishte kushtuar Ministrisë së Arsimit mijëra euro, nuk eshtë bërë ndonjë plan, si fillim ai do mbetet jashtë funksionit.