Rruga rajonale nga Ohri deri në Shën Naum sot nga ora 13:00 mbyllet për qarkullim në gjatësi prej 600 metrave.

Nga ndërmarrja publike “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se do të mbyllet rruga nga “Biljanini izvori” drejt hotelit Sllavia në gjatësi prej 600 metrave.

Ndalesa do të zgjasë deri në përfundimin e kryerjes së punëve ndërtimore.