Sulmuesi i kombëtares shqiptare Sokol Cikalleshi do të mbetet në Superligën turke, por në sezonin e ri do të vesh fanellën e ekipit të Goztepes.

Mediat turke raportojnë se klubi në fjalë, që sezonin e shkuar u rendit i gjashti, ka arritur akordin me Osmanlispori.

Nuk dihet ende shuma që është paguar nga Goztepe për blerjen e Cikalleshit, apo detaje nga kontrata.

Ky mund të konsiderohet një zhvillim pozitiv për sulmuesin Kavajas që sezonin e shkuar ra nga kategoria me Osmanlisporin, dhe tani e risheh veten në ligën superiore.