Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe SASHK sot do të nënshkruajnë një marrëveshje për përcaktimin e pagës më të ulët për nivelin më të ulët të kompleksitetit për të punësuarit në arsimin fillor dhe të mesëm.

Në nënshkrimin e marrëveshjes, siç njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë, do të marrë pjesë kryeministri Zoran Zaev, ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi dhe kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedelkov.