Italiani është gati për ta vazhduar karrierën e tij në Primeira Liga, pasi që kontrata e tij u terminua nga kampionët e Italisë në fillim të muajit

Claudio Marchisio pritet që të largohet për në Portugali, me Porton apo Benfican që duket se do të jenë desitanacionet e tij, shkruan Goal.

Mesfushori 32 vjeçari, bëri 389 paraqitje për Juventusin derisa debutimin e tij të parë për këtë skuadër e kishte bërë nmë 2006 dhe i fitoi me ekipin 7 tituj të Serie A.

Në fillim të muaji, Juve lajmëroi se ka ndërprerë kontratën e Marchisios me marrëveshje dypalëshe.

Sipas portalit Goal, Sporting ka shprehur interes për Marchision në fillim të këtij muaji por interes ka edhe nga disa klube në ditët e fundit përfshirë, Villarreal, Sevilla dhe Valencia.

Mirëpo, Marchisio është alarmuar nga interesi i Sportingut.