Sulmuesi kishte shënuar për Reds në finalen e Ligës se kampionëve por në fund ishin mundur, por ai dëshiron që përsëri Reds të jenë në kërkim të këtij trofeu

Sadio Mane nuk sheh asnjë arsye pse Liverpool nuk do të jetë prapë në finale të Ligës se Kampionëve këtë sezon.

“Ishte një shenj e madhe për ne. Ishte një bonus për ne për të mësuar një përvojë të tillë”, tha ai për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Ne kemi luajtur disa ndeshje të mëdha deri tani, por tani e kuptojmë më mirë. Tani ne duhet që këtë përvojë ta shprehim në fushë dhe të arrimë përsëri në finale. Ende është shumë herët të flasim por këtu jemi për të punuar: të bëjmë gjithçka të mundshme”.

“Ne kemi kualitet dhe çdo gjë për të kaluar tutje, kështu që pse jo? Pse mos të fitojmë”.

Liverpool pritet të jetë në vazon e tretë pasi që Benfica fitoi sonte kundër PAOK’ut dhe skuadra portugeze ka koeficient më të mirë se Liverpool në UEFA.

Kështu që ata do të jenë në vazon e dytë.