Jordi Alba, Koke dhe Iago Aspas janë lënë jashtë ekipit kombëtar të Spanjës për Ligën e Kombeve nga trajneri i ri, Luis Enrique, e cili siç duket e ka nisur revolucionin në “Furinë e kuqe”.

Spanja pati një turne për t’u harruar në Kupën e Botës Rusia 2018 këtë verë, pasi u eliminua nga nikoqiri, Rusia, në 1/8 e finales.

Në Barcelonë, mbrojtësi i majtë Alba kishte telashe me Enriquen, madje deri në atë pikë saqë Alba kishte lënë të kuptohej se do të largohej nga klubi, transmeton Gazeta Express.

Alba ka qenë titullar i padiskutueshëm në ekipin kombëtar të Spanjës në vitet e fundit, por tani vendin e tij do ta zërë Gaya apo Marcos Alonso.

Edhe mos thirrja e Kokes është po aq habitëse, me Aspasin dhe Lucas Vazquezin që po ashtu janë lënë jashtë listës.

Kjo është lista prej 24 futbollistëve:

Portierë: De Gea, Kepa, Pau.

Mbrojtës: Carvajal, Ramos, Nacho, Azpilicueta, Albiol, Diego Llorente, Inigo Martinez, Marcos Alonso, Gaya.

Mesfushorë: Busquets, Sergi Roberto, Saul, Rodrigo, Thiago, Ceballos.

Sulmues: Isco, Asensio, Diego Costa, Morata, Suso, Rodrigo.